Integrimi

Anisa Rama kandidate e “Forza Italia”

 

Në listat dhe partitë të ndryshme politike nëpër vendet e Evropës sa herë që po mbahen zgjehdje po shtohen kandidatë me origjinë shqiptare.

 

Kështu ka ndodhur edhe për zgjedhjet e 26 majit në Itali ku në listat e partive ka pasur shumë kandidtatë me origjinë shqiptare.

 

Ne mësin e tyre është edhe avokatja, Anisa Rama, e cila do të garojë për Forza Italian.

 

Të gjendet gjithmonë pranë njerzve është një nga shtysat e saja dhe në përfshirjen në politike . Ajo kandidon për Forza Italian në Bergamo, ku lista e Forza Italias përbëhet nga 32 kandidatë 14 femra dhe 18 meshkuj.

 

Vizioni i saj është që politika të përmirësoje cilesinë e jetesës për qytetarët si dhe respektimin dhe zbatimin e ligjeve, sepse respekti ndaj ligjit bën shtetin, raporton Tch, transmeton albinfo.ch.

 

Anisa u largua në vitin 1992 nga Shqipëria në kërkim te një jete më të mirë bashkë me familjen e saj. Në itali kreu të gjitha studimet dhe integrimi i saj ishte me i lehtë se çfarë mendonin familjarët e saj ditën që u larguan nga shqipëria. Ajo nuk ka ndjerë paragjykim në zonën e Pulias, aty u vendosën në vitet e para.