Shqipëria

Anija shqiptare shpëton 84 emigrantë

“Lissus”, Anija e Forcës së Armatosur në dy operacione të ndryshme ka shpëtuar dy 84 perona në Detin Egje.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se operacionet e shpëtimit kanë qenë në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve.

Në operacionin e parë të shpëtimit ishin shpëtuar 39 persona, 31 palestinez dhe 8 sirian, ndërsa në operacionin e dytë ishin shpëtuar 45 persona, 31 burra, pesë gra dhe nëntë fëmijë.

Gjithashtu sipas mediave shqiptare, ekuipazhi i anijes ka qenë i pajisur dhe ka qenë në gatishmëri për evakuimin e personave në raste emergjente.