Shqipëria

Anija shqiptare shpëton 111 emigrantë në detin Egje

Në mbrëmjen e djeshme anija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar rreth 111 emigrantë në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët ishin kryesisht sirianë, irakenë dhe palesinezë që u shpëtuan në tri operacione të ndryshme, brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se ishte natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.