Kosova
Anglia deporton 11 shqiptarë
Britania e Madhe deportoi në drejtim të Tiranës 11 shtetas shqiptarë, mes të cilëve ka edhe të dënuar me disa vjet burgim, por edhe emigrantë të paligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Në këtë fluturim, ishte edhe një burrë, i dënuar me mbi 26 vjet burgim, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e narkotikëve, ndërsa të tjerët persona të cilët kanë kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.
Sikurse njofton Dailymail, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për t’u siguruar që të deportuarit të mos ia mbathin kur të mbërrijnë në Shqipëri.
Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit. Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.
Kujtojmë se në datë 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u deportuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burgim, pasi u kap me një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund në tregun e zi.
Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh në tregun e zi.
Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burgim në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.
Në muajin tetor të këtij viti u krye një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në Shqipëri, ku u sollën në Tiranë 120 shqiptarë, të dënuar për krime të ndryshme.
Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike rezulton se këtë vit shtetasit shqiptarë mbajnë rekordin e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale në këtë shtet, duke kapur shifrën e 3467 personave, të dënuar në Angli për krime të dhunshme.
Por, për autoritetet vendase mbetet shqetësim primar trafiku me gomone i shqiptarëve nëpërmjet kanalit të “La Manshit”, të cilët këtë vit kanë thyer rekordet e shtetasve të huaj që hyjnë në territorin britanik ilegalisht.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë