Lajme
Angli: Policia i kap shqiptarit kanabisin e mbjellë në vlerë rreth 500 mijë euro
Policia në Angli ka kapur një shqiptar, i cili u shpall fajtor pasi i është gjetur një sasi kanabisi, me vlerë 400 mijë funte.
Mediat e huaja kanë raportuar se Rakip Karanxha nuk është penduar teksa u dënua pas një gjyqi treditor, transmeton albinfo.ch.
Më 21 dhjetor të vitit 2021 oficerët në patrullim vunë re erën e kanabisit që vinte nga një pronë dhe pas hetimeve gjetën kanabis të kultivuar, në gjashtë dhoma të mbushura me bimë, si dhe të tjera që përmbanin pajisje kultivimi.
Gjatë kontrollit të detajuar të godinës, oficerët zbuluan edhe një derë të fshehtë, e cila të çonte direkt në depon e lokalit ngjitur, një restorant, në të cilin menaxher ishte Karanxha.
I dyshuari u arrestua më pas në shkurt të vitit 2022 si i dyshuar për prodhimin e kanabisit.
“Karanxha nuk u pendua për krimet e tij, duke refuzuar të pranonte atë që kishte bërë. Ai ishte gjithashtu i gatshëm të bënte përpjekje të mëdha për t’i fshehur këto krime, sepse kur oficerët u kthyen gjashtë ditë më vonë për të kryer hetime dhe kontrolle të mëtejshme, ata gjetën se dera lidhëse që kishin zbuluar fillimisht ishte penguar nga pajisjet e mëdha të kuzhinës. Gjithashtu nga hetimi u konstatua se Karanxha kishte komunikime të shumta me të arrestuarin brenda ambienteve në dhjetor 2021 dhe mjekësia ligjore e gjeti gjithashtu të lidhur me rritjen e kanabisit”, kanë deklaruar autoritetet.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun