Lajme
Angli: Piktorja shqiptare fiton dy çmime
Ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli.
Piktorja shqiptare, Suela Pulaha Brown, jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli.
Pikturat e saj u vlerësuan me dy çmime në ekspozitën artistike që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit e qytetit ku banon.
Brown, e njohur për portretin “Perla” të divës Tefta Tashko Koço dhe vlerësime të njëpasnjëshme si me çmime dhe trofe nëpër evenimente artistike në Angli, rikthehet sërish me artin e saj.
Mbas ekspozitës vetjake të korrikut 2021 në Angli, piktorja shqiptare rikthehet me artin e saj në një pjesëmarje të re në një prej evenimenteve më të rëndësishme artistike të jetës së qytetit ku banon në Angli. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha