Kosova
Angli: Nxënësja shqiptare, me tri medalje të arta
Marsona Deshishku nga Kosova ka fituar tri medalje të arta në garën ndërkombëtare TeenEagle të Anglisë
13-vjeçarja Marsona Deshishku, nxënëse nga qyteti i Prishtinës, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze ‘TeenEagle Global Finals UK’, të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nxënësja e klasës së shtatë nga American School of Kosova është shpërblyer me pesë çmime për performancën e saj krahas 150 bashkëmoshatarëve nga e gjithë bota, përfshirë Indonezia, Afrika e Jugut, Filipinet, Turqia, Egjipti etj.
Si garuesja e vetme nga Kosova, Marsona pati rastin të shfaqë flamurin e Republikës së Kosovës në skenë plot pesë herë pas fitoreve të saja si: 1) medalje të artë në njohuri dhe drejtshkrim, 2) medalje të artë në të shkruarit dhe të folurit bindës, 3) vendin e parë në sfidën e debatit, 4) vendin e tretë në kuizin e njohurive dhe 5) vendin e tretë në dëgjim dhe lexim.
Marsona Deshishku fillimisht garoi në një raund online nga Kosova për t’u kualifikuar në garat finale botërore të mbajtura në Londër, Mbretëri të Bashkuar.
“TeenEagle ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur që bëra familjen dhe shkollën time krenarë, dhe që pata rastin për herë të parë të përfaqësoj Kosovën ndërkombëtarisht”, tha Marsona pas fitoreve të saja.
Që në fëmijërinë e hershme Marsona ka përvetësuar gjuhën angleze krahas gjuhës shqipe. Sipas Marsonës, edukimi i saj i hershëm në Montessori School of Kosova i ka dhënë një shtysë të madhe në përgatitjen e saj për leximin, shkrimin, mendimin kritik dhe komunikimin në të dy gjuhët.
Marsona Deshishku është vajzë 13 vjeçe nga Prishtina dhe nxënëse e Shkollës Amerikane të Kosovës (ASK), ku dhe mësoi për mundësinë për të garuar në TeenEagle 2024. Ndërsa garat TeenEagle organizohen dy herë në vit dhe të drejtë aplikimi kanë të gjitha shkollat dhe nxënësit e Kosovës për moshat 8 – 18 vjeç.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut