Futboll

Angli – Danimarkë, formacionet e mundshme

Anglia dhe Danimarka do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

Ndeshja që fillon në orën 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium”, me Tre Luanët që shihen si favoritë.

Për Anglinë Dean Henderson nuk do të jetë në gjendje të paraqitet, për shkak se është i lënduar.

Në anën tjetër, Danimarka do të jetë pa Christian Eriksenin, arsyen se përse janë deri këtu, duke luftuar pothuajse vetëm për të, shkaku i incidentit që ndodhi në fillim të këtij Kampionati Evropian.

Dean Henderson mungon te Tre Luanët, mirëpo nuk ka rrezik më për Harry Maguiren, Declan Rice, Kalvin Phillips dhe Kieran Trippier, pasi që të gjithë kanë shmangur kartonët e dytë të verdhë.

Gareth Sourthgate pritet të qëndrojë në skemën 4-2-3-1, si në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, mirëpo ideja është se kush do të startojë.

Jadon Sancho startoi të shtunën, por Southgate mund të luajë në këtë takim me Bukayo Sakan nga e djathta.

Andreas Christensen do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi kishte shqetësime në takimin ndaj Republikës Çeke.

Yussuf Pulsen dhe Daniel Wass që të dy ishin inkuadruar nga banka rezervë të shtunën, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe ndaj Anglisë.

Kasper Hjumland mund të mbajë skemën e njëjtë si ndaj Çekëve, aty ku fituar 2-1.

Formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford, Shaw, Maguire, Stones, Walker, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane.

Formacioni i mundshëm i Danimarkës: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Maehle, Hojbjerg, Delaney, Larsen, Braithwaite, Damsgaard, Dolberg.