Gruaja
Angjela Martini e bën Shqipërinë edhe më të bukur
“Kaq e bukur është Shqipëria”, kështu e ka titulluar gazeta “blick.ch” një shkrim për Angjela Martinin, e cila sapo ka treguar koleksionin e saj të bikineve.
Në këto bikini secila femër do të ndihet sensuale! Modelistja shqiptare e rritur në Zvicër, Angjela Martini, ka treguar dizajnet e koleksionit të saj të ri që bartin emrin e saj. “Sa herë që unë si modeliste prezantoja bikini, dëshiroja të ndryshoja diçka në to. Gjithmonë kam ëndrruar të kem një biznes timin dhe çfarë mund të jetë më e mirë se të filloj me një koleksion bikini. Në bikini unë e ndiej veten përfundimisht më së miri”, thotë Angjela për gazetën zvicerane “blick.ch”, njofton albinfo.ch.
Në tetë koleksione të ndryshme ajo është frymëzuar nga trashëgimia shqiptare. “Unë kam përdorur materialin nga tradita shqiptare”, deklaron ajo. “Prodhimi i modeleve është bërë në vendlindjen time, në Shqipëri…”
Femrat duhet të rrezatojnë me bikini të Angjeles
Përveç pëlhurës së butë dhe modeleve shumëngjyrëshe, Angjela këtë koleksion e ka veçanërisht për zemër. “Unë dëshiroj të bëj modë, në të cilat femrat të ndihen tërësisht rehat. Ato duhet të veshin rrobat e mia dhe në to të rrezatojnë”.
Por kjo nuk është e vetmja gjë e re nga Angjela, ajo po vazhdon edhe me diçka tjetër. “Jam duke punuar për një linjë të re, për të cilën tash nuk mund të flas më shumë. Dëshira ime është të ndërtoj një markë rreth meje, për të cilën do të ndihem krenare”, është shprehur ajo.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













