Bota
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për herë të katërt
Angela Merkel është zgjedhur për herë të katërt kancelare e Gjermanisë. Kjo u arrit vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.
Të mërkurën, 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota, përcjell albinfo.ch.
Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD. Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.
Tani qeveria e re gjermane mund të fillojë nga puna. Sfida më e madhe konsiderohet aktualisht përplasjet tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih