Bota
Angela Merkel e mbron pranimin nga Gjermania të 10.000 refugjatëve të OKB-së
Kancelarja e karakterizoi këtë si një përpjekje për të hapur rrugë ligjore për refugjatët drejt Gjermanisë - për të parandaluar praktika si trafikimi i qenieve njerëzor
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se pranimi në Gjermani i emigrantëve të ligjshëm nga një program i OKB-së ndihmon në eliminimin e emigracionit të paligjshëm.
Deklarata e Angela Merkel u bë të hënën përballë pranimit nga Gjermania të 10.000 azilkërkuesve, të cilësuar si veçanërisht në mbrojtje nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Kancelarja e karakterizoi këtë si një përpjekje për të hapur rrugë ligjore për refugjatët drejt Gjermanisë – për të parandaluar praktika si trafikimi i qenieve njerëzore.
“Objektivi ynë është që ta parandalojmë migrimin ilegal dhe ta zëvendësojmë atë më migrim legal”, u tha Merkeli reporterëve. Deklarata u bë në kuadër të qëndrimit për konsultime në Berlin të Komisionierit të OKB-së për Refugjatët, Filipo Grandi, raporton “DW”.
Migrimi është një temë që shkakton ndarje te njerëzit në të gjithë politikën gjermane dhe brenda partisë së Angela Merkelit, CDU. Shumë nga anëtarët e partisë së saj ngulin këmbë që Gjermania t’i përmbahet në mënyrë strikte shifrës së 220,000 vetëve, për të cilën është rënë dakord me partnerët socialdemokratë të koalicionit që të lejohet të hyjnë çdo vit në Gjermani. Refugjatët e OKB-së në fjalë do të jenë pjesë e këtij numri, përcjell albinfo.ch.
“Në bazë të programit të sistemimit të refugjatëve që po vazhdon, Gjermania do të pranojë 10.000 vetë të zgjedhur nga UNHCR”, theksoi Merkel. “Kjo është rruga që preferojmë të ndjekim. Kjo është arsyeja pse kemi nënshkruar një marrëveshje me Turqinë, për të ndihmuar refugjatët në terren ose për t’u dhënë atyre një rrugë ligjore për në Gjermani”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind