Lajme
Angela Merkel boton librin me kujtimet e saj
Merkel do të prezantojë në fund të nëntorit në Berlin kujtimet e saj me titullin “Freedom. Memories 1954 – 2021”.
Ish-liderja e Unionit Kristian-demokrat (CDU) gjerman do ta prezantojë librin në teatrin ”Deutsches” më 26 nëntor, ditën e botimit të librit.
Aktiviteti do të jetë i hapur për publikun dhe do të moderohet nga gazetarja Anne Will, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Merkel shkroi kujtimet e saj politike së bashku me këshilltaren e saj politike historike, Beate Baumann.
Sipas botuesit ”Kiepenheuer & Witsch”, libri është afërsisht 700 faqe dhe do të botohet në mbi 30 vende.
Merkel, tani 70 vjeçe, nuk kandidoi në zgjedhjet federale të vitit 2021 pasi shërbeu si kancelare për 16 vjet.
E lindur në qytetin verior gjerman të Hamburgut, ajo u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, studioi fizikë dhe u bë politikisht aktive gjatë periudhës së trazirave politike pas rënies së Murit të Berlinit.
Ajo u zgjodh në Bundestag në vitin 1990 dhe shërbeu si ministre për Gratë dhe më vonë si ministre për Mjedisin./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisioni Barometri në Euronews Albania se...
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
-
Itali: Ngjarje tragjike në familjen shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar Pas kryerjes së një patrullimi nga policia, prokuroria publike urdhëron të kontrollohen shtëpitë e tre personave,...
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut