Gruaja
Angela Martini sërish “single”
Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini është ndarë nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje
Pushimet në St. Tropes i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilionerin Tim Voegele kishin planifikuar të kalojnë disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë. Sic njofton “20 minuta”, megjithatë Tim Voegle dhe Angela Martini i kanë dhënë fund lidhjes së tyre këtë fundjavë.
Në një drekë ekskluzive në St. Tropes është parë çifti duke u grindur me zë të lartë. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbrëmjen.
Çfarë ndodhi më pas e din vetëm Tim Vogele dhe Angela Martini. Modelja shqiptare ishte parë të shtunën përsëri në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Edhe menaxheri i Angela Martinit ka konfirmuar për 20 min ndarjen e Martinit dhe Voegeles.
Modelja shqiptare me origjinë nga Shkodra nuk do të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen. Një burim ka thënë për 20 minuta se lidhja e tyre kishte ndryshuar kursin muajt e fundit. “Mosmarrëveshjet mes tyre kanë sjell deri te prishja e lidhjes”, thotë burimi.
Angela Martini është e lindur në Shkodër. Ajo ka jetuar në Zvicër para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelimit në New York.
Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse, ku ka publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin “Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen, Kate Moss etj
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











