Lifestyle
Angela Martini flet për jetën e saj në Zvicër, takimin me Trump dhe Librin e saj
Ajo në një intervistë të gjatë ka folur për jetën e saj dhe vështirësitë që ka pasur
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka rrëfyer në një intervistë të gjatë për jetën e saj, duke përmendur Zvicrën, si një vend të jashtëzakonshëm.
Ajo ishte larguar nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare, duke u shpërngulur në Zvicër.
Më pas ajo u zgjodh Miss Universe, derisa nënshkroi kontratë me NEXT Model Management në Majami dhe Elite Model Management në Nju Jork.
Angela shumë shpejt do të dalë me librin e saj “Ambasadori i Dritës”, që përshkon jetën e saj, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, mesazhi i librit është që në jetë duhet luftuar pa marrë parasysh, vështirësitë që ke pasur. Autorja e librit për një intervistë për HauteLiving tregon se, libri do të publikohet në Shtetet e Bashkuara në pjesën e dytë të tetorit. Deri në fund të nëntorit libri do të dalë në treg në disa vende evropiane, gjithashtu Shqipëri, Britani të Madhe, Itali, Zvicër, etj.
“Nëna ime është modeli im i roleve. Si një grua 47 vjeçare, beqare me dy fëmijë, ajo u largua në varfëri nga Shqipëria, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo po luftonte me shumë probleme, të ardhura prej vetëm 60 dollarësh në muaj dhe dy martesa të dështuara. Ajo vazhdoi të bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih, gjeti dashurinë e vërtetë të jetës së saj, një pagë të madhe sipas nivelit të saj dhe përfundimisht u dha me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë!!”, thotë Angela.
Ajo tregon edhe lidhjet me Donald Trump. “Kam marrë pjesë në një konkurs që u organizua dhe u financua nga Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara – Donald Trump dhe unë pata rastin të takohem dhe të flisja me të. Kam zbuluar se ai ishte shumë i mirë dhe shumë profesional. Nga përvoja ime personale, unë kam vetëm fjalë të këndshme për të thënë”, shton tutje modelja e njohur.
Tashmë modelja jeton në SHBA, por ka vetëm fjalë të mira për Zvicrën. “Duke u rritur atje, zbulova Zvicrën si një vend me një standard jetese shumë të lartë. Shtet shumë i pastër, shumë i organizuar, me kushte perfekte të jetesës. Unë e dua Cyrihun, Bazelin ose S. Moritzin, sepse këto qytete janë pjesë e fëmijërisë time. Por duhet të përmend se pasi mbërrita në Shtetet e Bashkuara për herë të parë, të gjitha standardet e mia u ndryshuan plotësisht! Më pëlqejnë njerëzit, energjia dhe liria e vërtetë”, thekson ndër të tjera modelja e njohur shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë