Lajme
Baza e SVP-së kundërshton vaksinimin më shumë se ballkanasit e Zvicrës
Një anketë e gjerë, e realizuar në nivel të Zvicrës nga SRG jep përgjigje për shumë çështje që lidhen me pandeminë, politikën, qasjen e politikanëve ndaj pandemisë etj., shkruan srf.ch.
Kjo anketë, veç tjerash tregon gjithashtu se shkalla e vaksinimit të njerëzve të huaj ose të natyralizuar nga Amerika e Veriut ose Evropa Veriore është më e lartë se ajo e zviceranëve që nga lindja.
Siç dihet, është spekuluar, me ose pa të drejtë për mosbesimin e qytetarëve me prejardhje nga Ballkani, kundrejt vaksinimit.
Megjithatë, sipas këtij sondazhi, është një kategori tjetër në të cilën ky mosbedim dhe kuota e vaksinimit është edhe më e ulët se ajo te njerëzit nga Evropa Juglindore, transmeton albinfo.ch. Këtë kategori e përbën anëtarësia e SVP-së. Afër 50% e tyre, në parim, nuk duan të vaksinohen.
Ndërsa te qytetarët me rrënjë nga Ballkani, kuota e atyre që janë kundër vaksinimit është më e ulët se te SVP-ja. SRG nuk e ka publikuar shifrën e saktë për këtë kategori.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë