Integrimi
Ana e ndritshme dhe ana e errët e pirjes së alkoolit në pleqëri
Shumë njerëz të moshuar konsumojnë alkool për aryse të ndryshme
Në Zvicër çdo i katërti person mbi moshën 65-vjeçare pi alkool çdo ditë. Alkooli është pjesë e kulturës dhe shumica e njerëzve mund të kalojnë mirë me alkoolin. Megjithatë, ata që pinë shumë humbasin nga kualiteti i jetës dhe kanë pasoja negative për veten dhe mjedisin e tyre. Njerëzit e moshuar duan të jenë vetëpërcaktues dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetë. Kjo arrihet më mirë me një sjellje të vetëdijshme të pijes.
Alkooli ka efekt të fortë mbi perceptimin dhe aftësinë e të përjetuarit të një personi. Pirja e alkoolit mund të ketë efekt të këndshëm, si për shembull, pengesa më të vogla, rritjen e vetëdijes, qëndrueshmërinë më të mirë në një situatë të vështirë të jetës apo ndonjë gjë tjetër.
Shumë njerëz të moshuar konsumojnë alkool edhe për arsye të ngjashme. Për shembull, për të qenë në gjendje të merren me dhimbjet trupore, t’i qëndrojnë vetmisë, të shmangin pyetjet domethënëse ose të mund të flenë. Disa gjithashtu duan të argëtohen me familjen ose miqtë, apo t’i harrojnë problemet e veta dhe përgjithësisht të ndihen më mirë. Megjithatë, efekti pozitiv i përshkruar zakonisht zgjat vetëm një kohë të shkurtër dhe nëse alkooli përdoret shumë, shpejt mund të kthehet në efekt negativ.
A është e shëndetshme pirja e alkoolit në pleqëri?
Njeriu nuk duhet të pijë më shumë se 1 – 2 gota në ditë dhe një grua jo më shumë se 1 gotë alkool në ditë. Një gotë mund të jetë 3 dl birrë, 1 dl verë ose 0.4 dl raki. Secila nga këto përmban përafërsisht të njëjtën sasi alkooli. Në raste të veçanta, mund të pihen 1- 4 gota. Megjithatë, gjithmonë duhet të jenë 2 – 3 ditë në javë, gjatë të cilave nuk duhet pirë asnjë pikë alkool. Në përgjithësi, kushtojuni vëmendje sinjaleve të trupit tuaj dhe reagimeve nga rrethi juaj!
Për njerëzit e moshuar që pinë rregullisht dhe shumë alkool, ekzistojnë rreziqe të ndryshme. Shpesh, shëndeti i tyre trupor dhe mendor, si dhe ata që qëndrojnë pranë tyre vuajnë shumë:
– Ankesat trupore: Dhimbje të kokës, marramendje, probleme me gjumin, lodhje, më pak fuqi, aftësi të dobët reaguese, pengesa në të folur, dhimbje lukthi etj.
– Vështirësitë psikike: Stresi, mbingarkesat, gjendjet e ankthit, depresionet, ndjenja e turpit, hutimi etj.
– Problemet sociale: Njerëzit p.sh. i shmangen sepse higjena e keqe është e barabartë me më pak kontakte sociale, mërzitje, mosbesim, tërheqje në vetëvete, shpërfillje, borxhe etj.
– Rreziku nga rrëzuarja, ngase aftësia e perceptimit dhe e reagimit janë të dëmtuara.
Përveç kësaj, njerëzit e moshuar zakonisht i ndjejnë efektet e alkoolit më shpejt dhe më fort se në vitet e moshës më të re. Për shembull, edhe sasi të vogla alkooli e pengojnë gjumin. Përpunimi i alkoolit në gjak kërkon më shumë kohë. Pra, don më shumë kohë derisa njeriu të bëhët përsëri esëll. Pos kësaj, është me rrezik edhe përzierja e alkoolit dhe e medikamenteve, ngase medikamentet ndikojnë në këtë. Ndonjëherë medikamentet nuk ndikojnë fare, ose ndikojnë shumë. Në rast pasigurie, më së miri pyetni mjekun tuaj të familjes, farmacinë ose Spitex-in. Shkenca tregon se pirja e sasive më të vogla mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin tuaj dhe në situatën tuaj jetësore.
Çfarë duhet të bëni nëse keni probleme me alkoolin – kush ndihmon?
Nëse dikush ka ndjenjën se nuk mund të tërhiqet nga pirja e akoolit, ose pinë gjithnjë e më shumë, duhet të kërkojë ndihmë. Gjithashtu ndihmë duhet të kërkohet edhe kur dikush e vërteton se i janë paraqitur të ashtuquajturat simptomat e mungesës si dridhja, djersitja ose vjellja edhe kur pin sasi më të vogla të alkoolit. Është e rëndësishme të kontrollohet se sa alkool keni pirë në të vërtetë dhe çfarë dëshironi të arrini me pirjen e alkoolit. Është e rëndësishme të kultivoni kontakte shoqërore si
me familjarët dhe me miqët ose të merrni pjesë në ngjarje shoqërore. Gjithashtu duhet të ndërmerrni aktivitete të rregullta që japin kënaqësi dhe i japin kuptim jetës së përditshme. Mund të jetë një shëtitje, punët e shtëpisë apo një hobi tjetër.
Kërkoni mbështetje:
Nëse jeni të shqetësuar për konsumimin tuaj të alkoolit ose për pjesëtarët e familjes tuaj, bisedoni me personat e besuar, si për shembull në familje, me mjekun e familjes ose Spitex-in. Përveç kësaj, mund të organizoni një bisedë jo-detyruese në një këshillimore profesioniste. Këto zakonisht janë falas dhe sipas dëshirës edhe me përkthyes. Këshilltarët i nënshtrohen ruajtjes së fshehtësisë së bisedës. Aty do të merrni këshilla profesioniste për përdorim më të shëndetshëm të alkoolit ose substancave të tjera që krijojnë varshmëri – për shëndet të mirë dhe cilësi të lartë të jetës në pleqëri!
Për më shumë informata në internet:
Blaues Kreuz Kryqi i Kaltër (Blaues Kreuz ) është një organizatë e specializuar për çështjet e alkoolit dhe varësisë në Zvicër. Për më shumë se një shekull, ka punuar për njerëzit e prekur nga varësia: njerëzit me probleme alkoolike dhe të afërmit e tyre.
Për të parandaluar problemet për shkak të alkoolit dhe substancave të tjera që krijojnë varësi, profesionistët dhe vullnetarët janë të përfshirë në fushat e mëposhtme:
· Parandalimi dhe promovimi i shëndetit (Prävention und Gesundheitsförderung)
· Këshillimi, kujdesi dhe integrimi (Beratung, Nachsorge und Integration)
· Shoqëria dhe politika (Gesellschaft und Politik)
Më shumë informacion dhe të dhëna për kontakte me qendrat e këshillimit mund të gjenden në: www.blaueskreuz.ch
Michael Eggen, Këshillues social FH
Suchtberatung Blaues Kreuz Bern-Freiburg-Solothurn
Pas pensionimit e kam humbur kontrollin mbi alkoolin. Një terapi më ka ndihmuar.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra