Lajme
Amnesty International i kërkon Zvicrës të vazhdojë mbrojtjen e Dik Martit
Amnesty i bëri thirrje Qeverisë së Zvicrës që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore në dispozicion për t'i dhënë fund kërcënimit kundër Martit
Ish deputeti nga Tiçino në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, Dick Marty ka ende nevojë për mbrojtje. Amnesty International e kërkon këtë në një rezolutë dhe rekomandon që Qeveria Federale të vazhdojë të mbrojë “me të gjitha mjetet” Dick Martin.
Siç është raportuar muajin e kaluar, Marty ka qenë nën mbrojtje të rreptë policore për gati 18 muaj, shkruan albinfo.ch. Si raportues special i Këshillit të Evropës, Marty kishte publikuar një raport në vitin 2010 mbi krimet e supozuara të luftës nga luftëtarët kosovarë në luftën për pavarësi kundër Serbisë.
Gjetjet e tij u përdorën në vitin 2020 për aktakuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë kundër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas shpjegimeve të Martit, kërcënimi i tashëm ndaj tij vjen nga qarqe të afërta me shërbimin sekret serb. Ai ka deklaruar se vrasja e synuar e tij, do të përdorej nga shërbimi sekret serb për të fajësuar shqiptarët, të cilët “kishin motiv” për ta eliminuar atë. Sidoqoftë, Ambasada e Serbisë në Zvicër ka mohuar këto akuza.
Kërkohen veprime diplomatike dhe ligjore
Në asamblenë e përgjithshme virtuale të së enjtes, Amnesty i bëri thirrje Qeverisë së Zvicrës që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore në dispozicion për t’i dhënë fund kërcënimit kundër Martit, shkruan sda.ch.
Siç duket, Prokuroria Federale deri më tani nuk ka bërë asnjë kërkesë për ndihmë juridike tek autoritetet gjyqësore serbe, përcjell albinfo.ch. Qeveria gjithashtu nuk duket se ka ndërmarrë ndonjë hap diplomatik efektiv për të rritur mbrojtjen e Marty-t, shkruan Amnesty.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?