Shkurt.ch

Amnesty International: Ditë e errët për të drejtat e njeriut në Zvicër

Grupi për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International e ka quajtur “ditë të errët për të drejtat e njeriut në Zvicër” miratimin e planit, që në mënyrë automatike i dëbon të huajt të dënuar për krime serioze, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në referendumin e mbajtur sot në Zvicër, 53 për qind të votuesve kanë votuar për aprovimin e planit, që u propozua nga Partia Popullore zvicerane.