Shkurt.ch

Ammann kundër rritjes së çmimit të energjisë

Paralajmërimi nga Qeveria Federale i ngritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, si kusht për braktisjen e energjisë së fituar nga atomi, ka ngjallur kundërshtime edhe nga vetë anëtarët e qeverisë. Sipas ministrit të financave, Johann Schneider-Ammann, në strategjinë energjetike të qeverisë i është dhënë prioritet sigurisë së furnizimit me energji.

Ai ka thënë në një intervistë për raduion DRS se në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vihet pikëpyetje mbi sigurimin e furnizimit me rrymë. Edhe pa AKW (centrale atomike) duhet të ketë energji të mjaftueshme elektrike dhe me këtë rast çmimi i saj nuk guxon të rritet shumë mbi nivelin e shetetve të OSZE-së.

Amman, që për një kohë të gjatë ka qenë i njohur për angazhimin e tij në favor të energjsië nukleare ka thënë se nuk është e lehtë që në këtë kthesë që po bëhet të merren në konsideratë interesat e ekonomisë.

Rreth paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë kanë shprehur kundërshtimin edhe shumica e medieve zvicerane në publikimet e tyre të sotme.