Futboll

Amir Rrahmani zgjedhet futbollisti më i mirë i vitit 2021

Kapitenit të Kombëtares i janë shpërblyer paraqitjet e shkëlqyeshme me Kosovën dhe me Napolin

Amir Rrahmani është mbret i futbollit kosovar.

Mbrojtësi i Napolit është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2021.

Forma e jashtëzakonshme që e shfaqi 27 vjeçari, me Kosovën dhe me ekipin italian, iu shpërblye atij.

Rrahmani e fitoi me plot meritë çmimin “Fadil Vokrri” në manifestimin “Laureatët e Vitit”, të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës, u ndie i lumtur dhe i privilegjuar për këtë çmim.

“Ju falënderoj për besimin e dhënë. Ky çmim për mua është një privilegj i madh dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen. Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, sepse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë. Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”, tha Rrahmani

Gjithashtu, ai u zotua se me shokët e Kombëtares do të mundohen ta dërgojnë Kosovën në një garë të madhe.