Futboll
Amir Rrahmani, i lënduar, u detyrua ta lëshojë fushën
Raportohet se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është lënduar në ndeshjen e Napolit ndaj Bragës në Ligën e Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Napoli e nisi edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve me fitore 2-1 në udhëtim te Braga.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për kampionin e Italisë që ‘humbi’ njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Bëhet fjalë për kapitenin e Kosovës, liderin e mbrojtjes së tyre, Rrahmanin, i cili e lëshoi fushën i lënduar.
Rrahmani u detyrua të largohet në minutën e 13-të të ndeshjes pas një tendosje muskulore në kofshën e majtë.
Sipas mediumit Sky Sport, Rrahmani do ta humbë së paku ndeshjen e ardhshme në fundjavë ndaj Genoa në Serie A.
Në vend të prishtinasit, në lojë u inkuadrua norvegjezi Leo Ostigard, i cili pritet ta zëvendësojë edhe në ndeshjen e ardhshme.
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?