Futboll
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se është duke luajtur sezonin e fundit me Napolin, pasi në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga klubi italian, përcjell albinfo.ch.
Giovanni Scotto, gazetar nga mediumi Il Roma, ndau reflektimet e tij për momentin aktual të Napolit, për afatet e transferimeve dhe për perspektivat e ardhshme për disa lojtarë kyç
Tregu i transferimeve në largim ishte një tjetër temë e diskutuar, me Scotton që hipotezon largimin e Amir Rrahmani që në verën e ardhshme.
“Rrahmani mund t’i thotë lamtumirë Napolit që në afatin kalimtar të ardhshëm. Ai është 31 vjeç dhe ka marrë oferta nga disa klube. Është koha e duhur për ta shitur atë”, ka thënë fillimisht Scotto.
Në këtë kontekst, ai përmendi emrin e 19-vjeçarit të Fiorentinës, Pietro Comuzzo, i cili mund të vijë si zëvendësues i kapitenit të Kosovës.
“Comuzzo është praktikisht një lojtar i Napolit. Klubi pothuajse ka përfunduar marrëveshjen për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë. E enjtja mund të jetë vendimtare për transferimin e tij”, përfundoi gazetari italian.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Filmi zviceran me dy aktorë shqiptarë – në Berlinale, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës Premiera gala në prani të regjisores Petra Volpe jepet të shtunën, më 22 shkurt 2025, me...
-
KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim
-
17-vjet Pavarësi, flamuri I Kosovës ngrihet në Çikago
-
Vajza portugeze keqtrajtohet në aeroportin e Beogradit pasi mbante veshur një bluzë me flamurin shqiptar
-
Shqiptarët në Philadelphia organizuan ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ku do të paguani më shumë dhe ku më pak qira, në Zvicër? Nëse po pyesni se si çmimi i akomodimit tuaj krahasohet me qiratë e tjera në pjesë...
-
Filmi zviceran me dy aktorë shqiptarë – në Berlinale, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
-
Gjithçka që duhet të dini për kufijtë e Zvicrës
-
BE thotë se ka në plan të shqyrtojë marrëveshjet me Zvicrën, në një paketë
-
Hotelet zvicerane arritën numër rekord të vizitorëve në vitin 2024