Futboll
Amir Rrahmani, i lumtur për paraqitjen e skuadrës ndaj Juventusit
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, luajti tërë ndeshjen, pasi është titullar i pazëvendësueshëm
Mbrojtësi kosovar i Hellas Verona, Amir Rrahmani, beson se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë kundër Juventusit, me gjithë humbjen 2:1 të shtunën në Serie A.
Aaron Ramsey me golin e tij debutues dhe Cristiano Ronaldo nga penalltia i siguruan kampionit në fuqi Juventus fitoren ndaj Veronës në Allianz Stadium, raporton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, i cili luajti tërë ndeshjen pasi është titullar i pazëvendësueshëm, nuk mundi ta shpëtojë skuadrën verdhekaltër nga humbja e dytë radhazi, përkundër paraqitjes së mirë që pati, pasi përballë kishte yje si Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
25-vjeçari – që iu bashkua Veronës këtë verë nga Dinamo Zagreb – beson se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë, edhe pse humbi dhe dëshiron që ajo tani të përqendrohet në ndeshjet e radhës.
“Paraqitje e mirë nga ekipi sot. Përqendrimi në ndeshjet e radhës”, shkroi Rrahmani në Instagram.
Pas katër ndeshjeve të para në Serie A, Verona renditet e 13-ta me katër pikë, pas dy humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











