Lajme
Amir Rrahmani flet pas barazimit ndaj Atalantës

Ylli i Kosovës dhe Hellas Veronës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës jo vetëm në barazimin me rezultat 1:1, por gjatë gjithë sezonit në Serie A.
Xhiroja e 34-t e Serisë A e përballi Hellas Veronën me Atalantan, e cila po lufton për të paktën pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, ndërsa Hellas Verona vazhdon ta ëndërrojë kualifikimin në Evropë.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave në formë përfundoi me barazim 1:1, falë golave të shënuara nga Duvan Zapata në minutën e 50-të të ndeshjes dhe nga Matteo Pessina në minutën e 59-të.
Pas ndeshjes, Rrahmani, të cili i mungoi partneri në qendër të mbrojtjes Marash Kumbulla shkaku i një lëndimi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Një pikë tjetër në një ndeshje të vështirë. Mezi po pres ta përfundojmë këtë sezon të suksesshëm”, shkroi Rrahmani mbi fotografinë e publikuar nga ndeshja në Instagram.
E-Diaspora
-
Meyrin: Xhevrie Osmani, e para në garën për ekzekutivin e komunës, vazhdon në balotazh Ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë...
-
Valton Halimi siguron mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit
-
Armend Mustafa thyen tabunë zvicerane për të mos treguar lartësinë e pagës
-
Nga Prishtina në Gjenevë: Romani i Apollonit flet frëngjisht
-
Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës
Jeta në Zvicër
-
Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale Dhuna në familje ka shënuar një rritje prej 11.7% me afro 4,000 raste të raportuara ndërsa...
-
Meyrin: Xhevrie Osmani, e para në garën për ekzekutivin e komunës, vazhdon në balotazh
-
Cilat janë rregullat e hipotekës për pensionistët e huaj në Zvicër?
-
Armend Mustafa thyen tabunë zvicerane për të mos treguar lartësinë e pagës
-
Konflikti tregtar: Si po përgatiten kompanitë zvicerane për tarifat e Donald Trump?