Kosova

Amerikë: Në mesin e ligjvënësve të Qarkut Westchester betohen Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj

Tashmë, në Bordin Ligjvënës të Qarkut Westchester janë betuar zyrtarisht i gjithë ekpi i zgjedhur me vota, ku mes tyre janë edhe shqiptaro-amerikanët, të cëlët me krenari përfaqësohen nga kryetari Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj, shkruan albinfo.ch.

Muaj më parë, Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj ishin në votim. Me punë dhe angazhimin e tyre, ata marrën numër të lartë të votave, duke hyrë kështu në Bordin Ligjvënës të Qarkut Westchester.