Fotolajmi
Amerikanët votojnë në zgjedhjet presidenciale, Clinton apo Trump?
Amerikanë po votojnë të martën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që kulmon një fushatë të shoqëruar me shumë debate, mes demokrates Hillary Clinton dhe Republikanit Donald Trump.
Clinton, ish Sekretarja amerikane Shtetit, e cila shpreson të zgjidhet presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara, votoi me bashkëshortin e saj, ish presidentin Bill Clinton, në një qendër votimi pranë shtëpisë së saj, në një lagje në periferi të Nju Jorkut, raporton VoA.
Trump, manjati i pasurive të patundshme, i cili kandidon për herë të parë për një post zyrtar, votoi me bashkëshorten e tij Melania, pranë shtëpisë së tyre, në një grataçielë të Nju Jorkut.
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA, duke i zënë vendin presidentit Barack Obama, një mbështetës i fuqishëm i zonjës Clinton. Fituesi i zgjedhjeve do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kur sipas Kushtetutës amerikane, Presidenti Obama të largohet nga posti i tij.
Të dy kandidatët përfaqësojnë votues shumë të ndryshëm. Zonja Clinton i përket klasës politike në Uashington që prej 25 vjetësh: si Zonjë e Parë, senatore dhe më pas sekretare shteti për katër vjet. Zoti Trump, i cili ka ndërtuar grataçielë dhe kazino i ka tërhequr votuesit me mesazhin e tij si një njeri pa lidhje politike me Uashingtonin.
Anketat para zgjedhore kanë treguar se zonja Clinton gëzon mbështetjen e grave, hispanikëve, zezakëve dhe personave me arsim universitar. Ndërsa zoti Trump ka mbështetjen e burrave të bardhë nga shtresa e punonjësve, pa diplomë universitare dhe nga zonat rurale.
VoA
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë