Financa
Amerikanët janë më të pasurit në botë

Amerikanët janë më të pasurit në botë pasi kaluan zviceranët, kjo është si pasojë e Brexit dhe luftës tregtare SHBA-Kinë, tregon një studim gjerman, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të fundit për pasurinë globale të kompanisë gjermane të sigurimeve “Allianz”, pasuria mesatare neto financiare e personave që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë në 184,411 euro (203,128 dollarë) për kokë banori, krahasuar me 173.838 euro ekuivalente me pasurinë private zvicerane. Të dhënat e mësipërme janë për vitin 2018.
Amerikanët vijnë në krye të listës së njerzëve më të pasur kryesisht për shkak të forcës së dollarit, si dhe të familjeve amerikane që janë nxitësit kryesorë të rritjes së fluksit global të fondeve, pasi dy të tretat e të gjitha kursimeve në vendet e industrializuara vijnë nga raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet nga kompania e sigurimeve Allianz.
Raporti gjithashtu vëren se kursimet e reja shënojnë një rekord global, pasi u rrit me 22 për qind në më shumë se 2,700 miliardë euro. Kjo i atribuohet reformës tatimore të vitit të kaluar në SHBA., në saje të së cilës qytetarët amerikanë rritën kursimet e reja me 46 për qind.
Zvicra është ende në krye të pasurive financiare bruto për kokë banori, me 266,318 euro kundrejt 227,364 euro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si Zvicra ashtu dhe Shtetet e Bashkuara janë shumë më larg nga Singapori që vjen i treti në listë, ku pasuria totale financiare neto për kokë banori është vetëm 100.370 dollarë.
Në përgjithësi, raporti i Allianz është mjaft pesimist në lidhje me perspektivën e pasurisë globale, dhe gjithashtu ka treguar që rritja e pasurisë financiare globale në 2018 ka rënë me 0,1 përqind, herën e parë që nga kriza financiare e vitit 2008. Fajësohet për luftën tregtare SHBA-Kinë, pasigurinë që rrethon Brexit, që ka rritur tensionet gjeopolitike dhe “shtrëngimin e kushteve monetare”.
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë