Lajme
Amerikanët do të rrisin rolin e tyre në tregun e kriptomonedhave
Përpjekjet e reja pasqyrojnë një përplasje me vendimet e administratës së Trump-it, e cila, në disa raste, inkurajonte përdorimin e kriptovalutave në sistemin financiar.
Autoritetet financiare amerikane po përgatiten të marrin një rol më aktiv në rregullimin e tregut prej 1.5 trilionë dollarë të kriptovalutave. Kjo vjen pasi mungesa e mbikëqyrjes së duhur rrezikon të dëmtojë kursimtarët dhe investitorët.
Përpjekjet e reja pasqyrojnë një përplasje me vendimet e administratës së Trump-it, e cila, në disa raste, inkurajonte përdorimin e kriptovalutave në sistemin financiar.
Në një intervistë për gazetën ditore “Financial Times”, Michael Hsu, kryetari i zyrës së departamentit të Thesarit që mbikëqyr bankat kombëtare, tha se shpresonte që zyrtarët amerikanë të punonin së bashku për të vendosur një “perimetër rregullator” për kriptovalutat.
Një shenjë e qasjes së re të SHBA-ve erdhi këtë muaj, kur disa zyrtarë të tre rregullatorëve kryesorë të bankave federale, Zyra e Kontrollorit të Valutës (OCC) së Hsu-së, Rezerva Federale dhe Federata Korporata e Sigurimit të Depozitave, u takuan për krijimin e një ekipi për kriptot.
Hsu tha se qëllimi i ekipit nuk ishte të bënte politikë, por t’u “jepnin disa ide agjencive, në mënyrë që të merren parasysh”.
Zyrtarë të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit (SEC) dhe të Komisionit të Tregtimit të së Ardhmes së Mallrave kanë diskutuar gjithashtu se si të mbrojnë investitorët në tregun e kriptove.
Janet Yellen, sekretarja e Thesarit, ka thënë se frikësohet se mos Bitcoin përdoret “shpesh për financa të paligjshme”.
Duke emëruar Hsu në OCC, Yellen sinjalizoi gjithashtu një ndryshim në qasjen ndaj kriptos. Sipas fjalëve të saj, Hsu është “një nëpunës publik në karrierë dhe një mbikëqyrës shumë i aftë i bankës”.
Paraardhësit e tij në OCC, nën administratën e Donald Trump-it, përfshinin Brian Brooks, një ish-zyrtar kryesor ligjor i kompanisë së shkëmbimit të kriptove Coinbase, i cili tani është shefi ekzekutiv i “Binance.US”, një platformë rivale shkëmbimi të kriptove.
Si një nga veprimet e para të Hsu në OCC, ai kërkoi nga stafi të rishikonte një vendim të epokës së Trump-it, i cili u dha statutet e besimit kombëtar kompanive që ofrojnë shërbime të kujdestarisë për kriptovalutat.
Ndërsa Hsu beson se nuk ka kthim prapa nga inovacionet, siç është teknologjia blockchain e përdorur në kriptovaluta, ai tha se entuziazmi aktual për inovacionin bankar i kujtoi atij vitet që çuan përpara krizës financiare.
Rreziku është që teknikat e reja dhe të përmirësuara krijojnë “një hije të madhe dhe të pakontrolluar në sistemin bankar”.
Sot, teknologjitë dhe platformat teknologjike po krijojnë mjete të përpunimit të pagesave që “sjellin premtime të mëdha”, tha ai, “por gjithashtu edhe rreziqe”.
“Për mua, është e vështirë të mos ndiej ndonjë déjà vu”, u tha Hsu ligjvënësve.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?