Maqedonia

Ambasadorja zvicerane i uron suksese kryeministrit shqiptar, Talat Xhaferi

Ambasadorja zvicerane në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në zyrën e kryeministrit të ri, Talat Xhaferi, me të cilin ka zhvilluar një takim zyrtar, përcjell albinfo.ch.

Ambasadorja Hulmann u takua me kryeministrin për të shkëmbyer marrëdhëniet e forta diplomatike dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ata diskutuan mbi prioritetet e ardhshme të qeverisë, zgjedhjet e ardhshme dhe rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për procesin reformues në vend.