Kosova

Ambasadorja në detyrë, Vlora Çitaku, uron Vetëvendosjen për fitore

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, transmeton albinfo.ch.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ambasadorja gjithashtu përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi.

“Kosova shembullore sërish! Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale. Bravo PDK-së, e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Çitaku. /Albinfo.ch