Lajme
Ambasadorja Nazane Breca përfundon mandatin katërvjeçar në Zvicër dhe Lihtenshtain
Ambasadorja Nazane Breca, në fund të ketij muaji po e përfundon mandatin katërvjeçar si ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Lihtenshtain, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të shumë takimeve lamturmirëse, ajo takoi edhe përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Jashtme zvicerane EDA, ambasadorë të vendeve të ndryshme, politikanë dhe përfaqësues të mërgatës sonë.
Një pritje e veçantë lamtumirëse u organizua nga EDA (MPJ e Zvicrës), me pjesëmarrje të ambasadores Ifkovits Horner, Shefe e Departatamentit për Evropë, Azi, dhe Ballkanin Perëndimor në EDA, Andreas Gerrits, Zëvendësshef dhe Përgjegjës për Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Martin Saladin, Shef për Çështje Operacionale në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike dhe Shefja e Protokolit të Shtetit, Beatrice Schaer.
Ambasadorja Nazane Breca, e shoqëruar nga Islam Spahiu, Ministër Këshilltar, në takim lamtumirës me Christian Winter, Koordinator Rajonal për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme Zvicerane EDA.
Më poshtë fjalimi i saj përmbyllës:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Pas katër vjetësh të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane dhe në Principatën e Liechtensteinit, ju informoj se më 31 korrik do ta përfundoj mandatin tim si Ambasadore.
Ishte një privilegj dhe kënaqësi për mua që ta përfaqësoj shtetin tim, Republikën e Kosovës, institucionet më të larta të shtetit tim, në Konfederatën Zvicërane dhe në Principatën e Liechtensteinit.
Gjatë mandatit tim kam punuar shumë që shtetin tim ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, kam krijuar kontakte të frytshme në shumë fusha të cilat kanë rezultuar në një kënaqësi të madhe të qëndrimit dhe punës time në Zvicër dhe Liechtenstein.
Jam munduar që raportet e mira që i kemi me dy shtetet, që janë ndër të parat që na kanë njohur si shtet, t’i mirëmbaj, t’i thelloj dhe zhvilloj më tutje.
Kam pasur kënaqësinë që me një pjesë të madhe të juaj, të bashkatdhetarëve të mi, të njifem dhe të bashkëpunoj në fusha të ndryshme.
Unë e vlerësoj shumë lartë mundësinë që më është dhënë për të punuar me ju dhe për ju.
Siç dihet, diaspora jonë jeton dhe vepron gjithandej globit, megjithatë ajo që më bënë të mburrem, është se shumë përfaqësues të juaj, me gjithë barrën që mbajtët dhe vazhdoni ta mbani mbi shpatullat e juaja, keni arritë të pozicionoheni dhe konsolidoheni duke u bërë, jo vetëm pjesë e heshtur e kulturave të ndryshme, por duke u shëndërruar në partnerë serioz dhe faktorë krijues në këto kultura.
Shfrytëzoj rastin, që në këtë letër lamtumirëse, të theksoj rolin e madh të Mërgatës sonë, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave dhe identitetit tonë, si dhe përkushtimin në procesin e integrimit të sukseshëm në Zvicër dhe Liechtenstein.
Në cilësinë e Ambasadorës të Kosovës në Zvicër dhe Liechtenstein, shfrytëzoj rastin për të theksuar që Diaspora jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një përfaqësuese e denjë e vlerave tona. Përmes saj po ndërtohen ura lidhëse dhe miqësie të thellë në mes Kosovës, Zvicrës dhe Liechtensteinit.
Urimet më të mira për të ardhmen tuaj, ju dëshiroj shëndet të mirë për ju dhe familjet e juaja së pari, e pastaj suksese në të gjitha sferat e shoqërisë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane