Feja

Ambasadorja Breca përcjell urimin për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ambasada e Kosovës në Bernë, iu uron të gjithë qytetarëve të besimit mysliman në Zvicër, Festën e Kurban Bajramit

„Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë iu shpreh urimet më të mira për festën e Kurbani Bajramit qytetarëve të Republikës së Kosovës, besimtarëve të fesë islame që jetojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe në Prinicipatën e Linteshtajnit“, thuhet në urimin e ambasadores kosovare në Bernë, Nazane Breca.

„Kurban Bajrami është një festë e shenjtë, kur përmes mënyrave konkrete shprehen aktet dhe veprimet e ndihmës, solidaritetit dhe sakrificës, duke dhuruar për më të dobëtit dhe të varfërit“, thuhet më tutje në njoftim.

„Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të solidaritetit dhe sakrificës të jetë përkushtim i madh juaji, që bashkon njerëzit dhe shton dashuritë mes tyre, duke manifestuar me besim të plotë, tolerancë dhe mirëkuptim brenda vetes dhe me të tjerët, për mirën e vetvetës, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe shtetit të Kosovës – një shtet shembull harmonie midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare“, përfundon urimi i ambasadores Breca.