Kosova

Ambasadori zviceran u uron kosovarëve përvjetorin e pavarësisë dhe liberalizimin e vizave

“Ambasada vlerëson se liberalizimi i shumëpritur i vizave është pozitiv për marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës..."

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe liberalizimit të vizave ka uruar të gjithë kosovarët për këtë mundësi të udhëtimit të lirë, kudo në Evropë dhe më gjerë.

“Ambasada vlerëson se liberalizimi i shumëpritur i vizave është pozitiv për marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës. Qytetarët kosovarë tani mund të vizitojnë në mënyrë spontane dhe lehtësisht të dashurit e tyre, partnerët e biznesit ose të planifikojnë një udhëtim turistik në zonën Shengen”, shkruan Sprecher, duke iu drejtuar kosovarëve përmes platformës albinfo.ch.

“Unë jam veçanërisht i kënaqur që shumë të rinj kosovarë po udhëtojnë në Zvicër, shpesh, për herë të parë. Besoj se shkëmbimi i lehtësuar i njerëzve, ideve dhe përvojave do të jetë i dobishëm dhe do të forcojë më tej lidhjet tashmë të forta mes dy popujve dhe vendeve tona”, përfundon ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.