Kosova

Ambasadori zviceran u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, transmeton albinfo.ch.

Të dy u pajtuan se remitencat nga diaspora kosovare në Zvicër, ndër të tjera, janë thelbësore për ekonominë lokale.

Zvicra, së bashku me Bankën Botërore dhe CBK, do të vazhdojë angazhimin për t’ u siguruar që kuadri ligjor të favorizojë më tej pagesat e tilla nga jashtë (p. sh. të ulin kostot e transferimit). /Albinfo.ch