Shqipëria
Ambasadori zviceran: Shqipëria, shembull i tolerancës fetare
Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf në një intervistë për “Lucerner Zeitung”, ka thënë se Shqipëria është shembull për tolerancë fetare
Ditë më parë Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka festuar 25-vjetorin me shumë aktivitete dhe me shumë mysafirë të ftuar.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është i madh, derisa pritet të rritet edhe më shumë në vazhdim.
Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf në një intervistë për “Lucerner Zeitung”, ka thënë se Shqipëria është shembull për tolerancë fetare. Ai ka shtuar se Shqipëria ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, sepse për një kohë të gjatë ishte nën diktaturën komuniste, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se nga vitet 1990, Zvicra ka investuar 330 milionë franga në zhvillimin e Shqipërisë dhe për shkak të rezultateve të mira, projektet janë rritur në vitet e fundit. Ai foli edhe për problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit në Shqipëri, ku pagat janë të vogla. Gjithashtu ambasadori shtoi se shumë shqiptarë do të donin të emigronin në Zvicër, por e dinë se e kanë të vështirë.
“Shqipëria është një shembull për tolerancën fetare. Nuk njoh ndonjë vende me shumicë myslimane, ku dominon toleranca fetare. Ne mund të mësojmë nga kjo. Gjithashtu edhe për ruajtjen e lidhjeve familjare, pastaj mikpritjen e tolerancën. Gjithashtu ka shumë vende të bukura, shumë male, ashtu si në Zvicër”, theksoi ambasadori.
Ai shtoi se në fillim edhe imazhi për shqiptarët në Zvicër nuk ishte pozitiv, megjithatë është përmirësuar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër