Shqipëria

Ambasadori zviceran fton pozitën e opozitën në Shqipëri për negociata

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre, ka vizituar  Shkodrën.  Ai mori pjesë në inaugurimin e lulishtes “Vaso Kadia”, ku ishte i shoqëruar me kryebashkiaken Voltana Ademi.

 

Ambasadori në një prononcim për mediet lokale u ka bërë thirrje pozitës e opozitës që të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjidhje, transmeton albinfo.ch.

Maitre theksoi se Shqipëria ka mbështetje e shtetit të tij për integrimin evropian.

“Mbështesim Shqipërinë në integrimin evropian. Më kanë informuar se ka pasur dhunë në protesta dhe nëse ka pasur, nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk është gjë e mirë”, citohet të ketë thënë ambasadori.