Kosova
Ambasadori Ukelli përfundon misionin në Austri, për ta vazhduar në Zvicër
Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, para se të largohet nga misioni diplomatik në Austri, organizoi një mbrëmje përshëndetëse për stafin e tij, miqtë austriakë dhe bashkatdhetarë të shumtë
Pas pesë vjetëve shërbim në Vjenë, ambasadori Sami Ukelli do të vazhdojë misionin e tij si ambasador në Zvicër.
Ukelli largohet nga Austria, duke lënë mbrapa një marrëdhënie miqësore me shtetin austriak. Ai merr me vete kujtime shumë të mira dhe pozitive, por edhe me një respekt si nga miqtë austriakë, ashtu sikur edhe nga bashkatdhetarët shqiptarë.
“Natyrisht se ka qenë privilegj për mua që të shërbej për pesë vite si ambasador i Republikës së Kosovës në Vjenë. Mendoj se ka pasur faza kur kemi pasur punë të vështira por edhe faza kur kemi pas mundësinë t’i shohim sukseset tona që i kemi arrit këtu. Përkundër sfidave, ne si diplomatë gjithmonë lëvizim nga një vend në tjetrin, dhe kështu derisa lëmë diçka, në anën tjetër edhe marrim diçka në “bagazhet” tona me vete. Mbi të gjitha janë miqësitë tona që krijohen, gjërat e bukura që ndodhin përrreth dhe që na motivojnë, për të kontribuar më shumë për të ardhmen”, theksoi për albinfo.ch ambasadori Ukelli.
“Po largohem me një ndjenjë shumë të mirë sepse komuniteti ynë në Austri çdo ditë e më shumë po e merr veten, po integrohet në të gjitha poret e shoqërisë austriake. Në këtë mënyrë do ta këtë edhe më lehtë të ndikojë edhe në politikëbërjen e këtij shteti që lehtëson shumë edhe punën e misioneve diplomatike”, nënvizoi ai.
Ndonëse shpesh herë ka pasur në opinion një skepticizëm për ftohje të raporteve Kosovë – Austri, Ukelli thotë se raportet janë shumë të mira dhe miqësore. Kjo vërehet edhe në programin e qeverisë së re, ku Kosova për herë të parë është pjesë e programit qeveritar.
“Jemi për herë të parë në programin e Qeverisë Austriake, ku Kosova përmendet në tri pika: Përmendemi në kontekstin e përkrahjes për Ballkanin perëndimor, për integrime evropiane, përmendemi në kontekstin e dialogut Kosovë – Serbi por në mënyrë eksplicite përmendemi edhe lidhur me përkrahjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Kjo më bën të kuptoj se Kosova në Austri ka një rol të rëndësishëm dhe përkushtimi austriak për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për ne si Kosovë, është pozitiv”.
Ambasadori nderohet nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen
Në vazhdën e takimeve përshëndetëse me diplomatë të huaj dhe zyrtarë të lartë austriakë, ambasadori Ukelli është nderuar me mirënjohje të ndryshme, ndërsa më e veçanta ishte dekorata nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.
“Jam nderuar me mirënjohjen “Medalje e Madhe e Artë për Shërbime në Republikën e Austrisë”. Në mungesë të ministrit të Jashtëm, kjo dekoratë më është dhënë nga sekretari gjeneral i ministrisë. Ky është një nder jo vetëm për mua personalisht por edhe për Ministrinë e Jashtme, edhe për Republikën e Kosovës por edhe për të gjithë ne që së bashku kemi arritur të kontribuojmë në marrëdhëniet e mira me shtetin austriak”.
Pas largimit si diplomat nga Austria, ambasadori Ukelli misionin e tij do ta vazhdojë në Zvicër, edhe pse ende nuk e di datën e saktë. Megjithatë, ai tregon për veprimet e para që do të ndërmarrë sapo të fillojë misionin e tij në Zvicër.
“Parimet janë të ngjashme. Ideja është që të fillojmë me bashkëpunimet me shtetin mikpritës, dhe të gjejmë mënyra se si të krijojmë ura të miqësisë, miqësi këto të cilat duhet të qëndrojnë më gjatë se sa mandati ynë si diplomat. E di që nuk është lehtë, sepse duhet të fillojmë gjithmonë nga e para, rrethi i ri, rrethanat e reja, por pozitive është se komuniteti shqiptar në Zvicër është në numër shumë më të madh se në Austri. Shqiptarët atje janë shumë mirë të integruar dhe besoj se tashmë urat janë të krijuara. Mua me mbetet vetëm të eci mbi to dhe të shoh se ku mundemi, bashkërisht me komunitetin tonë në Zvicër, të kontribuojmë më shumë që të forcojmë edhe më tepër miqësinë e shtetit të Kosovës me shtetin zviceran, por në të njëjtën kohë edhe se çfarë mund të kontribuojmë për bashkatdhetarët tanë në Zvicër”.
Para se të ndahemi me ambasadorin, ai falënderon bashkëpunimin me albinfo.ch në Austri, duke shpresuar se i njëjti bashkëpunim do të vazhdojë edhe me redaksinë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve