Kosova
Ambasadori suedez mesazh Kosovës: Ura e Ibrit duhet të hapet
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur, përcjell albinfo.ch.
Diplomati Westerlund thotë që ura duhet të hapet në koordinim me banorët lokalë.
“Siç e dini, unë kam qenë në Kosovë në vitin 1999 dhe i mbaj mend shumë mirë trupat franceze në urën e Ibrit. Ishin momente shumë të tensionuara.
Jam i palumtur kur e shoh se edhe pas 24 vjetësh ura vazhdon të mos jetë krejtësisht e hapur.
Kjo tregon më së miri se ende nuk janë shëruar plagët e luftës. Unë konsideroj se ura duhet të hapet, por në koordinim me banorët lokalë nga të dyja anët”, tha ambasadori Westerlund.
Westerlund vlerëson se situata në veri vazhdon të jetë tejet komplekse dhe ka sugjeruar qeverinë që për disa veprime të jetë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
“Janë ndërmarrë shumë veprime gjatë dy vjetëve të fundit në veriun e Kosovës. Siç e dini, situata vazhdon të jetë komplekse. Unë pajtohem me ata që thonë së Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe ka të drejtë të marrë vendime.
Por nëse dëshironi të keni KFOR-it këtu, BE-në, dhe nëse keni synim integrimin në strukturat euro-atlantike, atëherë duhet të ketë koordinim me shtetet aleate”, thotë ai.
Po ashtu, ambasadori suedez thotë se ka ardhur koha që të shqyrtohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa pret që të krijohet edhe një momentum i ri në procesin e dialogut.
Krejt në fund, Westerlund ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përpjekje më shumë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?