Integrimi
Ambasadori Malaj përshëndet padinë kundër afishes që fyen kosovarët
Malaj e përshëndet faktin se kjo çështje është marrë me seriozitet. Kjo për arsyen se “sulmi ndaj kosovarëve është edhe sulm ndaj qytetarëve zviceranë"
Padia që i është bërë krerëve të SVP/UDC-së për racizëm në rastin e afishes “Kosovarët therin zviceranin” (albinfo.ch ka njoftuar) ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në skenën politike zvicerane. Ndërkohë që, siç mund të pritej, eksponentët e SVP-së e quajnë absurde këtë padi, ata të partive të majta dhe të shoqërisë civile e përshëndesin si një hap të qëlluar për luftimin e paragjykimeve ndaj të huajve respektivisht shqiptarëve në Zvicër.
Zërave që përshëndesin këtë padi u është bashkuar edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. Siç ka shkruar gazeta St.Galler Tagblatt, Malaj e përshëndet faktin se kjo çështje është marrë me seriozitet. Kjo për arsyen se, siç shprehet ai, “sulmi ndaj kosovarëve është edhe sulm ndaj qytetarëve zviceranë. Ashtu sikurse unë dhe e gjithë familja ime, janë edhe shumë kosovarë të cilët ka kohë të gjatë që kanë marrë shtetësinë zvicerane. dhe e ndjejnë veten në Zvicër si në shtëpinë e tyre. Fakti se ata u janë drejtuar gjykatave zvicerane është edhe një argument se ata janë të integruar këtu”. Dhe kjo, sipas ambasadorit vlen sidomos për brezin e dytë dhe të tretë. “Ata shkojnë në shkollë apo studiojnë këtu, blejnë një banesë ose shtëpi. Kosova për ta është `botë e jashtme`. Lidhur me këtë realitet po flitet pak. Sigurisht, ka edhe `dele të zeza`, por nuk guxojmë të përgjithësojmë duke u nisur prej tyre.
Nga ana tjetër, ambasadori nuk beson se kosovarët, marrë përgjithësisht, në Zvicër i ndjek një nam i keq. “Disa vite më parë, mbase ka qenë kështu, por tash kjo ka ndryshuar”. Për më tepër, lidhjet në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë tepër të ngushta. Malaj thotë: “Qoftë edhe vetëm fakti se në ditë janë nga tri deri katër fluturime për në Prishtinë e tregon këtë.
Gazeta ka marrë edhe mendimet e personaliteteve tjera, si ish gjyqtarit të Gjykatës Federale, Giusep Nay dhe profesorit të drejtësisë nga St. Galleni, Rainer Schweizer. Përderisa Nay ka thënë se rasti e meriton plotësisht të gjykohet nga Gjykata Federale pasi që ka elementet që e bëjnë të dënueshëm, profesori Schweizer thotë se këtu nuk ka shkelje të normës kundër racizmit. Me këtë, rasti në fjalë, sipas tij, nuk i plotëson kushtet e kërkuara për një dënim nga Gjykata Federale.
Ndërsa në emrin e Komisionit kundër racizmit në Parlamentin e Zvicrës e kishte dënuar qysh në vitin 2011afishen si të palejueshme dhe fyese ndaj një grupi etnik. Kryetarja e këtij komisioni Martine Brunschwig e sheh të justifikuar qëndrimin e saj dhe të komisionit, pas vendimit të Gjykatës Federale për ta pranuar padinë kundër krerëve të SVP-UDC-së lidhur me afishen me përmbajtje fyese ndaj kosovarëve.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025