Lajme

Ambasadori Kosnett uron Vjosa Osmanin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin. Bashkë me Osmanin, Konsett ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.

“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen  Presidente, dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhmen në paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.