Shkurt.ch

Ambasadori i Japonisë falënderon Ambasadorin Malaj

Ambasadori i Japonisë në Zvicër, z. Ichiro Komatsu i dërgon letër falënderimi Ambasadorit Malaj për ngushëllimin e tij rreth ngjarjes tragjike në JaponiShkëlqesi,Më lejoni t’Ju shprehi mirënjohjen e thellë për fjalët Tuaja plotë përkujdesje. Përkrahja morale e Juaja është një ngushëllim i madh për ne.

Qeveria dhe populli i Japonisë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar kanë mobilizuar në këtë moment të gjitha përpjekjet për të tejkaluar këtë sfidë absolutisht të paparë.

Pa asnjë dyshim, kjo është njëra nga situatat më të vështira me të cilat po ballafaqohet shteti ynë dhe rimëkëmbja e kontrollit në të gjitha aspektet e jetës së përditshme do të kërkojë një përpjekje të madhe dhe do të merr kohë. Megjithatë, jam i bindur se me ndihmën dhe përkrahjen Tuaj do të mund sërish të ngritëm lartë.

Duke Ju falënderuar për letrën Tuaj, Ju lutem pranoni i nderuar Zotëri, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.