Kosova
Ambasadori i BE-së: Zotimi im për 2025, ta afroj Kosovën me BE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë një zotim për vitin 2025.
Përmes një artikulli të botuar në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, ai ka thënë se zotohet që do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në.
“Gjatë katër muajve të fundit, kam shërbyer si urë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike, zhvillimore dhe kulturore. Zotimi im për Vitin e Ri është ta njoh më mirë Kosovën dhe qytetarët e saj dhe të ndihmoj që Kosova të afrohet edhe më shumë me BE-në”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch
Ndër të tjera, ai ka thënë se vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor: “E ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, duam të ecim përpara drejt këtij synimi të përbashkët”.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?