Shqipëria

Ambasadori gjerman në Shqipëri premton mbështetjen në rindërtimet pas tërmetit

Ndihma gjermane pas tërmetit, ambasadori Zingraf viziton depon e Rezervave Materiale të Shtetit

Është bërë e ditur se ambasadori gjerman, Peter Zingraf, dje e vizitoi depon e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, transmeton albinfo.ch.

Ai u informua nga drejtori Paulin Luli mbi gjendjen e ndihmave emergjete pas tërmetit.

Temperaturat e ulëta të dimrit janë një sfidë e madhe për njerëzit që kanë qëndruar pranë shtëpive të tyre të dëmtuara ose të shkatërruara dhe janë sistemuar përkohësisht në tenda.

Para Krishtlindjes, në Zyrën Shqiptare të Mbrojtjes Civile mbërriti një dërgesë me batanije, të siguruara nga Zyra Gjermane e Mbrojtjes Civile.

Ato u kërkuan nga Shqipëria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe u financuan nga qeveria gjermane.

Drejtori Luli shpjegoi procesin e shpërndarjes, i cili kryhet përmes bashkive. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, z. Taulant Balla. Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rindërtimin pas tërmetit. /Albinfo.ch