Kosova
Ambasadori gjerman: Daciq i ka Karaibet cak të lobojë kundër Kosovës
Serbia shpesh e ka cak për të lobuar kundër Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet t’i përkushtohet vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke e hequr taksën ndaj Serbisë.
Po ashtu, Heusgen ka bërë thirrje për forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka lëvduar procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se kanë qenë zgjedhje të lira dhe të drejta, duke përmendur faktin që në zonat me shumicë serbe ka pasur frikësim të kandidatëve dhe atyre që s’kanë votuar për Listën Srpska.
Ai e ka tallur edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, që po lobon kundër Kosovës nëpër shtete të ndryshme duke tentuar t’i bindë ata që ta tërheqin njohjen e Kosovës.
“E di që ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka dëshirë të udhëtojë në Karaibe, por paratë e taksapaguesve serbë mund të shpenzohen më mirë se sa në kampanjën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”. Siç dihet Karaibet njihen si destinacion i preferuar i shumë turistëve për pushime dhe atje janë disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që Serbia shpesh i ka cak për të lobuar kundër Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën