Shkurt.ch

Ambasadori gjerman në Zvicër: “Marrëdhëniet tona nuk janë dëmtuar”

“Marrëdhëniet në mes të dy vendeve nuk janë aspak të dëmtuara. Unë konstatoj për çdo ditë se sa të ngushta janë ato”

Ambasadori i Gjermanisë në Zvicër, Peter Gottwald ka prezantuar një pikëpamje tjetër, më optimiste në lidhje me konfliktin e tatimeve që ka shpërthyer së fundi në mes të dy shteteve.

Ai, në një emsion të lajmeve të televizionit publik të Zvicrës ka thënë se vërtet ka probleme, por ato janë të zgjidhshme.

“Marrëdhëniet në mes të dy vendeve nuk janë aspak të dëmtuara. Unë konstatoj për çdo ditë se sa të ngushta janë ato”, ka thënë më tutje Gottwald.

Ai ka thënë më tutje se Gjermania është para nënshkrimit të marrëveshjes tatimore. Ndërsa rreth zhurmës së krijuar në lidhje me urdhërarrestin zviceran ndaj tatimorëve gjermanë, ai ka thënë: “kjo dëshmon se sa rëndësi ka marrëveshja”.

Gottwald po kështu nuk beson se konflikti tatimor do të ketë ndonjë ndikim në konfliktin për zhurmën e aeroplanëve, që është ende aktual në regjionet kufitare të Gjermanisë dhe të Zvicrës.