Kosova
Ambasadori britanik, i habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë
Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar të enjten në Prishtinë. Me këtë rast ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovës. Për çka tha se është interesuar të dijë më shumë pse po ndodh një gjë e tillë
Prandaj shtoi se institucionet duhet të angazhohen në luftimin e pastrimit të parave, ngase pastrimi i parave mundëson që krimi të lulëzojë e kriminelët të jetojnë në luks.
“Është nder i madh të jem bashkë me ju në këtë ngjarje të lansimit. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm të luftimit dhe pastrimit të parave. Pastrimi i parave është diçka që ndodh nga rrugët e Prishtinës deri në rrugët e Londrës. Pastrimi i parave mundëson krimin të lulëzojë dhe mundëson kriminelët të jetojnë në luks. Shkalla e pastrimit te parave në Britani është qindra miliarda. Çka është më e rëndësishme që kemi konstatuar që me JMLINK është bërë një sukses në parandalimin e krimit. Jam habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, vetura të shtrenjta, dhe kam pyetur se si ka mundësi të ndodhë kjo. Nuk përputhet me të ardhurat dhe kjo është shenjë që duhet të hulumtohen këtë raste. Institucionet tuaja janë të gatshme të fillojnë me këtë sfidë. Britania është e gatshme të punojë dhe të mbështetë Kosovën në këtë drejtim. Kosova nga ky lansim do te dalë më e fortë”, ka thënë ai.
Në këtë organizim morën pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Financave, Hekuran Murati.
Hargreaves mori detyrën si ambasador i Britanisë në Kosovë në fillim të këtij viti. Zuri vendin e Nicholas Abbottit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët kosovarë mund të regjistrohen për të votuar deri më 26 dhjetor 2024 Diaspora shqiptare nga Kosova mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet e Kosovës deri më...
-
Kurti pritet të takohet me mërgatën në Gjermani
-
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
Jeta në Zvicër
-
Fermerët zviceranë protestojnë kundër shkurtimeve “në kurriz të familjeve fermere” Fermerët zviceranë u mblodhën në kryeqytetin, Bernë, për të protestuar kundër shkurtimeve të propozuara në sektorin...
-
Punonjësit zviceranë pesimistë për pagat e vitit 2025
-
Lojtari i Zvicrës pyetet a do të jetë bodigard i Xhakës nëse paraqitet nevoja
-
Cilat zona të Cyrihut është më mirë të shmangni?
-
Çfarë ndihme financiare mund të marrin familjet e huaja në Zvicër?