Kosova

Ambasadori amerikan: Kurti nuk duhet të sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore

"Kuri nuk duhet të sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore"

Së fundi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë të transmetuar në Radio Televizionin Publik të Kosovës, ka komentuar aktivitetin e Albin Kurtit, ndaj të cilit ka pasur edhe disa këshilla.

Sipas Kosnett, Albin Kurti duhet të dalë në terren më shumë dhe të takohet me qytetarët.

Po ashtu, Kosnett ka theksuar se ai duhet t’ua dëshmojë që do të jetë kryeministër i tyre, duke shtuar se ai nuk mund të sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore.

“Albin Kurti duhet të dalë në terren të takohet me qytetarët e Kosovës pa dallim, e jo të takohet vetëm me politikanë. Duhet t’ua dëshmojë atyre se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore”, ka thënë Kosnett.

Gjithashtu, Kosnett ka komentuar edhe idenë e korrigjimit të kufijve, për të cilën tha se nuk ka qenë ide amerikane. Ai beson se Amerika do ta përkrahte çdo marrëveshje që buron si konsensus në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.