Lajme
Ambasadori Ajeti: Historike, për herë të parë votimi në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se për herë të parë qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Dusseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, Munchen dhe Stuttgart.
Ajeti e ka quajtur ditë historike
votimin në misionet diplomatike dhe konsullore.
“Ditë historike – Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë!
Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Dusseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, Munchen dhe Stuttgart.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët e regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës sonë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












