Sport

“Ambasadorët” kosovarë që po shkëlqejnë në lojërat evropiane

Kastriot Sopa dhe Azize Nimani tashmë kanë siguruar medaljen e bronztë në lojërat evropiane që po zhvillohen në Baku.

Derisa përfaqësuesja e Kosovës nuk po arrin të këtë suksese në lojërat evropiane, janë “ambasadorët” tanë ata të cilët edhe pse duke përfaqësuar Gjermaninë, na bëjnë të krenohemi për sukseset e tyre.

  • Azize Nimani

Kastriot Sopa dhe Azize Nimani tashmë kanë siguruar medaljen e bronztë në lojërat evropiane që po zhvillohen në Baku. Boksieret më prejardhje nga Kosova që përfaqësojnë Gjermaninë më fitoren e së martës siguruan medaljen e bronztë me shpresë për të arritur edhe më lartë.

  • Kastriot Sopa

Kastriot Sopa ishte i pari që arriti këtë sukses. Ai fitoi në çerekfinale kundër Irlandezit Dean Walsh, 3:0. Pas fitores Kastrioti ka thënë se kjo fitore iu dedikohet edhe shqiptarëve.

Sukses ka treguar edhe boksierja mitrovicase Azize Nimani. 24 vjeçarja shqiptare që jeton në Gjermani ka mposhtur në çerekfinale moldaven Iulia Coroli me rezultat 3:0.

Ndërkohë siç bëhet e ditur gjysmëfinalja për të siguruar medaljen e argjend do të jetë një përballje kosovaro – italiane. Azizja do të luftoj kundër italianes Marzia Davide, ndërsa Kastrioti kundër italianit Vicenzo Mangiacapre.