Kosova

Ambasadorët e QUINT’it takojnë krerët e shtetit të Kosovës

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it zhvilluan takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pamje nga takimi ka ndarë presidenca në faqen e saj në Facebook.

Ditë më parë Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke marrë rekomandimin që të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.